Drejtuesi i Kompanisë “Zgjimi” në Poroj dhe në Xhepçisht të Tetovës ka folur edhe për përgjegjësinë që duhet bartur ndaj punë dhe punëtorëve!
Kështu, sipas z.Murat Kasami puna që bëhet këtu ka të bëjë me përpunim të shufrave të hekurit dhe është një punë shumë me përgjegjësi dhe përkushtuese; është një aktivitet që kërkon shumë përkushtim, por kërkon edhe disiplinë nga ana e tyre!
Ky është rregulli jonë dhe këtë rregull mundohem që ta ngritim në nivelet evropiane, do të thotë përherë të pretendojmë që të kemi një disiplinë e cila ka të bëj me disiplinën e cila i referohet punës dhe sjelljeve të punëtorit në punë dhe lidhur me punën. Në rastet kur punëtori bën shkeljen apo cënimin e detyrave të punës dhe sillet në kundërshtim me normat e disiplinës së punës në nëdërmarrje, ai duhet ti nënshtrohet përgjegjësisë dhe përgjegjësia ka të bëj me shkeljen apo mosrespektimin e detyrave të punës!
Ne mundohem që të ndërtojmë një koorespondencë të shëndoshë me punëtorët, mundohemi që të kemi një komunikim të sinqertë dhe të përgjegjshëm!Këto nisma së pari fillojnë nga ne si drejtues dhe përfundojnë deri tek punëtori i fundit!
Këtu secili bën punën e tij dhe secili përgjigjet për punën që bën!Në këtë rrugë mund të ecim mbarë, mund të kemi suksese!
Suksesi në këto rrethana mvaret shumë nga bashkëpunimi dhe përgjegjësia e dy faktorëve: Faktori i parë jemi ne, drejtues të ndërmarrjes, por po aq përgjegjësi këtu ka secili punëtorë që është i lidhur me detyrën ekzekutive, me detyrë që duhet në vazhdimësi ti del në fund!
Në ndërmarrjen tonë disa punë funksionojnë sipas planit të paraparë!Ekziston koordinatë e mirë mes nesh dhe në këtë rrugë edhe sukseset janë të përbashkëta!E them këtë për faktin se, suksesi i Ndërmarrjes Zgjimi sa është sukses i jonë është edhe sukses i çdo punëtori që punon këtu, tha drejtuesi i Kompanisë “Zgjimi” në Poroj dhe Xhepçisht të Tetovës, z.Murat Kasami!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66