Që kur njerëzimi filloi të jeton në tokë, uji ka qene materia kryesore për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Mbi 60% e trupit tonë përbëhet nga uji. Çdo qelizë e trupit tonë përmban lëng i cili përbehet kryesisht nga uji dhe kjo qelizë mbrohet nga një shtresë e jashtme qe gjithashtu përmban ujë. Çdo organ si dhe çdo proces në trupin tonë, kërkon ujë për të funksionuar siç duhet.
Banjisht-1909Ujërat termale u përdorën për efektet e tyre shëruese qysh në lashtësi. Edhe pse ka shumë gojëdhëna për ujërat termale në Dibër, faktet më të vjetra për ekzistencën e balneoterapisë në këtë rajon janë dy pishinat e lashta qe ndodhen pranë hotelit të Banjishtit. Ata u ndërtuar në vitin 1797 nga Haxhi Muxhedin, djali i Numan Efendi-ut. Të dy këta persona janë pjesëtar të familjes të vjetër Oruçi Zade, e cila ka ekzistuar në këtë qytet qysh ne vitet 1010. Këta pishina janë restauruar se fundmi dhe mund te vizitohen nga klientët tanë.
Banjat e Dibrës si kompani u themeluan në 21 Shkurt të vitit 1948. Fillimisht në këtë resort mund te pushonin vetëm politikanët, gjeneralët e ushtrisë si dhe shtresa e lartë e shoqërisë ish Jugosllave sepse këto Banja konsideroheshin si më të mirat në Ballkan. Kjo gjë u vërtetua në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, kur rajonin e Dibrës e vizitoi nje ekip ekpertësh nga Franca dhe Gjermania, që përbëhej kryesisht nga mjeke, gjeolog dhe fizicient. Raportet nga studimet shkencore qe u zhvilluan, theksuan qe ujërat termo-minerale në qytetin e Dibrës, përmbajnë mbi 4 gram minerale të ndryshme në 1 litër ujë, sasi kjo qe nuk ishte parë më parë në ujërat tjera termale në Evropë. Duke marrë parasysh këtë fakt, ata mund të klasifikohen si ujërat më shëruese në këtë kontinent, me një përmbajtje strukturale krejtësisht unike, qe i bëjnë këto ujëra të pa krahasueshme me ujërat tjera termale.
Pas privatizimit
Një epokë e re për Banjat e Dibrës filloi në 15 Tetor të vitit 2004, kur familja Dibrane Capa, bleu në berzë paketën drejtuese të aksioneve të kësaj kompanie. Ky lajm sensacional mbuloi të gjithë mediat Maqedonase pasi që ishte e para kompani që privatizohej me një shumë milionëshe. Dhe kjo nuk përfundoi me kaq, por për një kohë shumë të shkurtër filluan edhe investime të reja për përmirësimin e kushteve të dy resorteve Banjisht dhe Kosovrast.
Investimet arritën kulmin e tyre në vitin 2012 kur tejkaluan shumën prej 1 milion Euro për renovimin e 72 dhomave në resortin e Banjishtit, 24 në resortin e Kosovrastit, 14 në hotelin Venec dhe nje pjese te madhe te dhomave ku ofrohen shërbimet mjekësore. E gjithë kjo u kurorëzua me vendin e parë tek çmimet SPA Nomination Macedonia, në kategorinë BALNEO, dhe përzgjedhjen e Znj. Capa si një ndër 10 menaxheret femra më të mira ne Maqedoni.
Sot në këtë ndërmarrje janë punësuar mbi 190 persona me kontratë të përhershme pune dhe mbi 20 të tjerë punësohen gjatë sezonit veror. Numri i vizitorëve dhe kërkesat për trajtim në qendrën tonë, çdo vit ritet dhe kjo flet mjaft për cilësinë e shërbimeve tona. Ne vazhdimisht punojmë në zgjerimin dhe përmirësimin e resorteve tona dhe kemi në plan edhe ndërtimin e një hoteli super luksoz së shpejti me 150 dhoma.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66