Paqë, harmoni dhe dashuri, janë mesazhe që bashkojnë në këtë ditë të shënuar. Në këtë ditë të gëzuar dëshiroj që të nënvizoj faktin se, sa e rëndësishme është për të gjithë ne që përmes sakrificës, përmes punës, përmes angazhimit, përmes pastërtisë t’i falim më shumë dashuri dhe përkushtim vendit tonë të bukur. Zoti vendit tonë i ka dhënë gjithë bukuritë e merituara dhe ai tani meriton dashurinë tonë, respektin tonë, punën tonë, djersën tonë, përkushtimin tonë, për të marë atë që i takon dhe të gjithë shqiptarët për të gëzuar jo vetëm të drejtat që ju takojnë, por edhe standardet që i meritojnë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66