Shefqet Mani.MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Vlerësoj se shteti nuk ka një koncept të vëmendshëm ndaj doganave, pikërisht edhe ndaj ndërmarrjeve vendore! Këtë fakt e shtroj për shumë arsye dhe njëra ndër to është prioriteti i shtetit ndaj prodhimit vendor, ndaj ndërmarrjeve që kërkojnë një vëmendje më të madhe, thotë Murat Kasami nga Kompania Zgjimi në Poroj dhe Xhepçisht të Tetovës!
Z.Murat Kasami vlerëson se, këtu po ndodh e kundërta, doganat kujtoj se veprojnë me dy standarde dhe këtë fakt e arsyetoj me argumentin se, doganat tona për dikë janë nënë e për dikë janë njerkë!
Çka në fakt dëshiroj të them me këtë!Dua të potencoj faktin se, sa në Maqedoni futen mallra pa kontrollë; pastaj sa shteti e siguron këtë segment kyç; nuk e siguron, sepse konkurenca këtu ndikohet nga jasht! Ka shumë prodhime nga jasht që kanë gjetur pikën e bashkëpunimit të nëntokës dhe çmimet e tyre realisht rrezikojnë biznesin vendor, mallrat vendore dhe për këtë shteti nuk çanë kokë!, thotë Murat Kasami!
Ta zëmë, nëse ne do të konkuronim në ndonjë shtet fqinj me mallrat tonë në rrugë legale, sigurisht se biznesit tonë do ti krijoheshin shumë pengesa nga banda të caktuara të atij shteti, kurse këtu ndryshojnë punët, ne kërkojmë korrektësi në punë, në çmime dhe njëherë e përgjithmonë duhet me i thënë fund tregtisë me prapaskena të papranueshme për shoqërinë tonë!, tha për redaksinë tonë drejtuesi i Kompanisë Zgjimi në Poroj dhe Xhepçisht të Tetovës, z.Murat Kasami!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66