Valon Dobratiqi
Me këtë konstatim tëndin, pajtohem pjesërisht.
Kur thua kemi drejt të lutemi dhe kërkojmë falje para Zotit për ndonjë gabim eventual, në gjuhën shqipe, pajtohem plotësisht.
Por të bëjm namaz, për ata që kanë bërë namaz, dihet se ai bëhet vetëm në gjuhën e Kur’anit.
Një nga shtyllat bazë të besimit islam, është dhe namazi.
Namazi bëhet duke i recituar ajetet kuranore, vetëm në gjuhë të Kuranit.
Kjo nuk ndodh vetëm tek shqipëtarët, por çdo nacionalitet i botës që i përket besimit islam dhe praktikon fenë me atributet që ka, vepron kështu.
Nëse ne dëshirojmë të bëjmë reforma, në rregull. Atëherë të bëjmë reforma dhe në mjekësi, se janë disa medikamente që me vështërsi arrijë t’i lexoj drejt.
Pse t’i themi Aspirin, t’i themi pra, hap për dhimbje koke.
Bukur do ishte në gjuhën e ëmbël shqipe.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66