TIKTAKU I AKREPIT
Iljaz OSMANI
Tabloja e sedeftë është në krye të holit. S’shoh veç këtë shoqëruase të anës së mëngjër. Jam tregues i kohës, kur duhet të brofi dhe gjahëtari, që ka caktua kohën kur të zgjohet për t’i qëndruar fjalës së dhënë bashkudhëtarit për në pyll. Paralelja e krahve të mi, njerëzve ua thotë çdo të mirë, për t’i qetësuar deri në fund të ditës. Kjo paralele me tiktak i numëron brerjet e dëborta. Me krahët horizontal e ndajë kohën më dyshë. Numri nëntë e numri tre nuk i lidh as plagët, as lëngatën e largojnë. Prurja e ofshamës për flamur i këndon tingujt në krahët e llërës vetëm një herë. Kur bëjnë naze me numrat, teshtitja ia ngre kokën para mëllenjës. Kjo është Vija e Vizorja e Koridorit njëkahësh. Në këtë kohë ora nuk është nëntë e pesëmbëdhjetë. Kush të kalojë këtej, tablon e sedeftë s’do ta ndesh asnjëherë të pëgjumur.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66