Shefqet MANI@MAQEDONIASHQIPTARE.COM
Plot “biznismen” me ide dhe programe të kopjuara, penguese!Kur flasim për zhvillim dhe biznes në këto hapësira, sigurisht se duhet të kemi për bazë idetë e reja, platforma dhe programe të reja, diçka që nuk është e tepërt në hapësirat e ngushta e të zgjeruar të tregut shqiptar, thotë drejtuesi i “Zgjimi Kompani” në Poroj dhe Xhepçisht të Tetovës, z.Murat Kasami, duke shtuar faktin se këtu, në Maqedoni dhe më gjërë në biznesin shqiptar shumkush shërbehet me modele të gatshme, me modele të kopjuara, me programe inatesh, jo me programe të interesit më të gjërë zhvillimor të vendit!Në hapësirat tona të ashtuquajturit biznismen këto punë i bëjnë jo me interes të gjërë, por gjithë kohës janë të fokusuar se si ta pengojnë konkurentin e tyre!Kështu, sipas meje, thotë z.Murat Kasami këto nuk janë shembull i mirë i të bërit biznes, sepse kalkulimet e tyre nuk çojnë drejt zbutjes së krizës ekonomike në vend, përkundrazi ata sa herë shohin mjegull, atëherë veprojnë, njëjtë sikurse ujku, sa sheh mjegull atëherë i bije kopesë së deleve!Me një fjalë ajo shtresë e njerëzve që bëjnë Copy-paste programet e të tjerëve nuk është i vogël, numri i tyre ka tendencë që të shtohet, thotë z.Murat Kasami nga Zgjimi Kompani në Poroj dhe Xhepçisht të Tetovës!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66