E bukura nuk është llafazane!
E bukura,
Është e mbathur
S’është e mbathur
Është përrallë
Ose krua
Mban gërsheta
O nuk ngjet trëndafila në ballë
Atë e thërrasin nuse
I këndojnë
– këngë në bjeshkë të liqeneve
Mbi vetulla të ëndrrës
Në verë
E në ballë
Ka djersë manafere!
Bukuri
Kjo këngë e ngrohtë
– vajzëri!
Dhe e bukura kur bën gjum
Dhe kur zgjohet
Zgjohet me mallë
Ja nis vargut
Me fllad pranvere!
Pastaj
është dhe portë e madhe
Është qetësi nxehti vere
E bukura ka diltëlindje
gjumin e bën në shtrat të bardhë
Nuk është llafazane
Lotin e ka të ngrohtë valë!
Rabije BYTYQI-Prizren
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66